Është intervenur në katër zjarre në rajonin e Kumanovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Gusht, 2022 11:34

Është intervenur në katër zjarre në rajonin e Kumanovës

Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar janë ndezur katër zjarre në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë.

Në tre lokacione të ndryshme digjej bar i thatë, ndërsa dje pasdite është djegur edhe një veturë në afërsi të njësitit territorial të zjarrfikësve në Kumanovë.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë atë për dhjetë minuta nga ora 16:35 deri në orën 16:45.

Nga zjarri nuk ka të lënduar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Gusht, 2022 11:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare