Është përgatitur doracak për mbrojtje të punëtorëve të ndërtimtarisë nga Kovid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 12:27

Është përgatitur doracak për mbrojtje të punëtorëve të ndërtimtarisë nga Kovid-19

Sindikata e Punëtorëve të Ndërtimtarisë, Industrisë dhe Projektimit bashkë me Shoqatën Maqedonase për Mbrojtje gjatë punës përgatiti “Doracak për Siguri dhe Shëndet gjatë punës në ndërtimtari për parandalim nga virusi korona”.

Doracaku përmban rekomandimet dhe masat themelore për mbrojtje nga virusi korona të cilat duhet t’i respektojnë punëdhënësit dhe punëtorët në ndërtimtari. Mes tjerash rekomandohet mirëmbajtje e rregullt e higjienës personale, bartja e pajisjeve mbrojtëse, mbajtja e distancës sociale, dezinfektim i rregullt i veshmbathjeve, mjeteve dhe hapësirës së punës, kufizim i lëvizjes së panevojshme mes lokacioneve, kontejnerëve dhe zyrave, si dhe sigurimin e buxhetit të veçantë në kompani i cili do të përdoret me qëllim për menaxhim me pandeminë.

Si edhe sektorët tjerë, ashtu edhe në ndërtimtari priten humbje për shkak të kufizimeve të fuqisë punëtore, mbylljen e vendeve të ndërtimit dhe punëtorët e mundshëm të sëmurë.

“Problemi është me të vërtetë i madh dhe po pëson pasoja për ekonominë dhe punëtorët. Duhet të luftojmë bashkërisht, sepse pikërisht sektori i ndërtimtarisë është shtyllë bartëse në ekonominë dhe ngritës kryesor i brutoprodhimit vendor. Statistika thotë se përfshijmë numër prej mbi 50 mijë të punësuarve në sektorin dhe për këtë duhet të kujdesemi që të mos vijë deri në kolaps”, thonë nga Sindikata.

Doracaku do të jetë i kapshëm në ueb faqet e Lidhjes së Sindikatës të Maqedonisë dhe të Shoqatës Maqedonase për Mbrojte gjatë Punës, si dhe kanalet në Jutjub dhe në Fejsbuk.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 12:27