Është përgatitur protokoll për shfrytëzimin e plazmës së gjakut për shërimin e pacientëve me CoVid 19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 17:56

Është përgatitur protokoll për shfrytëzimin e plazmës së gjakut për shërimin e pacientëve me CoVid 19

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme duke u përgjigjur nëse do të shfrytëzohet plazma e gjakut për shërimin e pacientëve me Kovid-19, tha se është përgatitur protokolli, por bëhet fjalë për trajtim për të cilin nuk ka të dhëna serioze.

“Është përgatitur protokolli nga ana e specialistëve nga instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, ajo duhet të kaloj edhe procedurat në Agjencin e Ilaçeve. Mirëpo është proces i shërimit që nuk ndikon tek secili, nuk ka rezultate serioze përveç publikimeve se mund të përdoret në raste konkrete dhe për këtë po veprojmë me shumë kujdes”, ka thënë Filipçe, raporton SHENJA.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 17:56