Është prolonguar procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Nëntor, 2022 16:07

Është prolonguar procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë

Me 21 nëntor, pra të hënën e kaluar, në Gjykatën themelore të Gostivarit pritej të fillonte procesi gjyqësor ndaj Inspektorit të autorizuar ndërtimor në Komunën e Mavrovë – Rostushës, me inicialet XH.K për keqpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës në institucionin ku ponon aktualisht.

Por, për arsyje që nuk janë të ditura ende për redaksinë, procesi gjyqësor është prolonguar.

Kujtojmë që pas denoncimit nga ana e zyrës së jashtme për punë penale në Policinë e Gostivarit, Prokuroria inicoi ndjekje penale ndaj tij. Procesin gjyqësor do ta procedon gjykatësja Magdalena Mishovska, ndërsa prokuror i rastit është Hazbi Iseini.

Më 8 korrik të këtij viti, Policia njoftoi që ndaj një banor të Shkupit është paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës.

Në njoftimin e MPB-së, u tha që se zyra e jashtme për punë penale, Gostivar, ka paraqitur kallëzim penal kundër XH.K.(57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrësr”, “falsifikim dokumentesh” dhe “falsifikim apo asgjësim të librave të evidencës ”.

“Gjatë muajit tetor të vitit 2014, personi i denoncuar, inspektor ndërtimor i autorizuar në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, me vetëdije ka përgatitur dhe nënshkruar një ekstrakt të pavërtetë dhe të falsifikuar nga plani i vendbanimit Hanet e Mavroës, pas së cilës ka paraqitur kërkesë për privatizimin e tokës ndërtimore te Departamentit të Procedurës Administrative të Gostivarit, dhe ia ka bashkangjitur deklaratën e përgatitur nga ana e tij por e rrjeshme. Departamenti për procedurë administrative në Gostivar ka marrë vendim në favor të deklaruesit për privatizimin e tokës ndërtimore të fituar pa kompensim, të cilin deklaruesi më pas e ka paraqitur në Agjencinë Kadastrale dhe ka në pronësi të tij tokë ndërtimore me sipërfaqe totale prej 203 m², pronë që deklaruesi e ka regjistruar në emër të tij në regjistrin e pasurisë”, njoftoi MPB.

Me veprime të tilla i pandehuri ka fituar pasuri kundërligjore – tokë ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 203 m² ose me vlerë 1.248.450 denarë, siç thuhet në raportin për vlerësimin e tokës ndërtimore.

Dëshmitarët i thanë Agjencisë së lajmeve Flaka që i pendehuri krahas tokës shtetërore ka glabëruar edhe tokë nga hapësirat e ish Stacionit Policor por edhe nga një pronar i një toke private. Nga asgjë, i pandehuri ka përfituar tokë ndërimore duke dëmtuar shtetin, persona fizik dhe jurdik. 

Personi në fjalë, i cili siç merr vesht Flaka, para vitit 2017 ka ushtruar detyrën e kreshefit të urbanizimit në këtë komunë, akuzohet për falsifim dokmentesh dhe përvetësim të pronës shtetërore. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Nëntor, 2022 16:07
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.