Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhe i dërguar i presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nis te dielen nga Bosnje Hercegovina te parin tur diplomatik qe nga marrja e detyres se re.
Pas Sarajeves Escobar do te vijoje udhetimin drejt Podgorices dhe me shume gjasa drejt shteteve te tjera te rajonit. Në një dëshmi para kongresit amerikan Escobar tha se administata e presidentit amerikan Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.
Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani tha Escobar është BE-ja që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti
Pritet qe Escobar te perpiqet te binde autoritetet boshnjake dhe malazeze ti bashkangjiten iniciativës se Ballkanit te Hapur.
Sipas Escobar, kjo nismë nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve.
Escobar ka thënë se kjo iniciativë pasqyron atë që në Procesin e Berlinit është përmendur si Treg i Përbashkët Rajonal.
Escobar ka thënë se një treg i përbashkët mes të gjitha shteteve do të ishte shumë atraktiv për kompanitë amerikane per investime në këtë rajon. Escobar ka paralajmeruar sanksione në bashkëpunimin e SHBA-së dhe vendeve të BE-së për bllokimin e pronave te politikaneve ballkanas te korruptuar që prishin stabilitetin në Ballkanin Perendimor.
Ne muajin qershor te ketij viti presidenti Biden nxorri nje urdher te posacem ekzekutiv qe përfshin ndeshkimin e të gjithë personave grupeve, bizneseve dhe organizatave nga rajoni yne që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në SHBA, si dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.
Në fillim të shtatorit të këtij viti, Escobar zëvendësoi në detyrë Matthew Palmerin, ndërsa më parë ka sherbyer si diplomat në Serbi, në Banja Luka, dhe në Podgoricë.