Europa League, shorti përcakton 16 çiftet e fazës me eliminim direkt

Desk
By Desk December 16, 2019 20:07

Europa League, shorti përcakton 16 çiftet e fazës me eliminim direkt

32 skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/16-av të Europa League-s mësuan kundërshtarët me të cilët do të përballen me sistemin me eliminim direkt (vajtje-ardhje).

24 skuadra erdhën në këtë raund të kualifikuara si të parat dhe të dytat në përfundim të fazës së grupeve, ndërsa 8 të tjera iu bashkuan nga Championsi (vendet e treta).

Finalja e madhe e Europa League do të zhvillohet në “Sadion Energa Gdansk”, në Poloni, më 27 maj. Kujtojmë që fituesi i Europa League-s sezonin pasardhës fiton të drejtën për të marrë pjesë në Champions League.

Wolverhampton-Espanyol
Sporting Lisbona-Istanbul Basaksehir
Getafe-Ajax
Bayer Leverkusen-Porto
Copenaghen-Celtic
Apoel Nicosia-Basel
Cluj-Sevilla
Olympiacos-Arsenal
Az Alkmaar-Lask Linz
Club Brugge-Manchester United
Ludogorets-Inter
Eintracht Frankfurt-Salzburg
Shakhtar Donetsk-Benfica
Wolfsburg-Malmoe
Roma-Gent
Rangers-Braga

Desk
By Desk December 16, 2019 20:07