Europarlamenti kërkon Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit 2020

Europarlamenti kërkon Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit 2020

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin evropian, Ilhan Quçuk e përshëndeti përgatitjen e projekt kornizës negociuese nga ana e Komisioni evropian dhe u bëri thirrje vendeve anëtare ta mbajnë Konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Komisioni evropian dje ua dorëzoi propozim kornizat vendeve anëtare të BE-së, të cilat në muajt në vijim ta miratojnë në nivel ministror. Sipas projekt agjendës së kryesimit gjerman kjo do të ndodhte më 10 nëntor.

Thirrjes së Quçuk iu bashkangjit edhe raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos.

“E përshëndesim këtë hap të ri kyç në procesin e zgjerimit – prezantimin e kornizave negociuese, të cilat, pasi që të finalizohen, do t’i zhvillojnë negociatat inkuadruese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. U bëjmë thirrje vendeve anëtare t’i miratojmë tekstet e kornizave pa shtyrje, në mënyrë që të mundësohet mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me secilin prej vendeve deri në fund të këtij viti”, bënë thirrje raportuesit.

Konferenca e parë ndërqeveritare e shënon hapjen e klasterit të parë të kapitujve, kushtuar sundimit të së drejtës dhe drejtësisë.

Quçuk dhe Santos theksojnë se mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare pa shtyrje do të thotë njohje e qartë nga ana e BE-së për reflektim të reformave në të dy vendet dhe do t’i nxitë tërësisht t’u përkushtohen shkrirjen e tërë legjislaturës së BE-së në korniza nacionale ligjore.

Maqedonia e Veriut duhet të përgatitë udhërrëfyes për përmbushjen e reformave kyçe në pjesën e sundimit të së drejtës dhe administratës publike në muajt në vijim, qëndron në kornizën negociuese. Kryesimi gjerman disa herë theksoi se ambicia e Berlinit është ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti, duke konfirmuar se zgjerimi do të mbetet në kulm in e prioriteteve të BE-së në gjashtë muajt në vijim.

Plotësimi i reformave dhe përkushtimit drejt ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjes së të gjitha mospapjtimeve të jera me Bullgarinë dhe Greqinë mbeten kushte kyçe edhe në periudhën e njejtë, mosrespektimi i tyre mund të çojë deri te stopimi i tërë procesit, duke pasur parasysh se Sofja dhe Athina disponojnë me të drejtë vetoje njejtë si çdo vend tjetër e BE-së. Diplomatët në Bruksel të njohur me procesin e zgjerimit bëjnë thirrje të vazhdohet të bisedohet në frymën evropiane dhe konstruktive me të gjithë fqinjët në mënyrë që të mos reflektohen tensionet e mundshme bilaterale ndaj procesit të inkuadrimit në Union.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Korrik, 2020 20:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.