Eurostat: Rritje e përqindjes të grave të punësuara, por akoma është më pak se burrat

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 12:16

Përqindja e grave të punësuar midis moshës 20 dhe 64 vjeç në Bashkimin Evropian në vitin 2018 është 67 për qind, që është rritje prej një pikë përqindje krahasuar me vitin paraprak dhe pesë pikë përqindje nga viti 2008. Sidoqoftë, përqindja e grave të punësuara është akoma më e ulët se përqindja e burrave të punësuar të së njëjtës moshë dhe diferenca është 12 pikë përqindje.

Shkallë më të lartë të punësimit mes grave  ka Suedia – 80 për qind, ndërsa më të ulët Greqia – 49 për qind dhe Italia – 53 për qind. Te ne shkalla e punësimit te gratë arrin 45,2 për qind.

Diferenca mes gjinive lëviz mes vendeve anëtare të BE-së. Dallim më të madh kanë Malta 22 pikë, dhe Greqia me 21 pikë përqind, ndërsa më të ulët Lituania – 2 pikë përqind.

Te ne shkala e punësimit të burrave arrin 66,6 për qind, që paraqet diferencë prej 21,4 për qind krahasuar me shkallën e grave të punësuara.

Mes vendeve anëtare të BE-së shkalla e punësimit te burrat është më e madhe se gratë, edhe pse diferenca është zvogëluar për 15 për për qind në vitin 2008 me 12 pikë përqind në vitin 2018.

Te ne diferenca mes përqindjes të burrave dhe grave të punësuara është rritur krahasuar me vitin 2008, që arrinte 20 për qind. Në vitin 2008 përqindja e burrave të punësuar në vendin tonë arrin 56,2 për qind, derisa te gratë 36,2 për qind.

Shkalla e papunësisë në nivelin e BE-së është akoma më e lartë te gratë. Shkalla e papunësisë për gratë në BE në vitin 2019 është 7.1 për qind, që është më shumë se niveli i papunësisë për meshkujt 6.4 për qind. Ndër vendet anëtare të BE-së, shkalla e papunësisë për gratë varion nga 16 për qind në Spanjë në 2.4 për qind në Republikën Çeke.

Në nivelin e BE-së, gratë kanë më shumë mundësi të punojnë me gjysëm orari. Një e treta (30 për qind) e grave të punësuara në BE në vitin 2018 kanë punuar me orar të shkurtuar, që është pothuajse katër herë më shumë se përqindja e burrave – nga të cilët vetëm 8 për qind punojnë me orar të shkurtuar. Përqindja më e lartë e grave të punësuara që kanë punuar orar të shkurtuar në BE është në Holandë – 74 për qind, ndërsa shkalla më e ulët në Bullgari, ku vetëm dy për qind e grave të punësuara punojnë me orar të shkurtuar.

Te ne vetëm 3,4 për qind nga gratë e punësuara punojnë me orar të shkurtuar, që është shumë më i madh krahasuar me burrat, të cilët 3.3 për qind kanë punuar me orar të shkurtuar.

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 12:16