Evakuohet një ndërtesë në Aerodrom, panik te banorët

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 20:17

Evakuohet një ndërtesë në Aerodrom, panik te banorët

Banorët e ndërtesës “Kuzman Josifovski Pitu”, numër 15 në lagjen Aerodrom janë evakuuar pas denoncimit se në hyrje të ndërtesës është ndjerë erë e fortë dhe djegie në sytë. Policia, Njësiti i Zjarrfikësve dhe Ndihma e Shpejtë janë thirrur në tere. Po kontrollohet hyrja e ndërtesë, ku jo zyrtarisht është hedhur ndonjë mjet piroteknikë ose ndonjë materie.

Sipas Makfaks, policia ka reaguar pas denoncimit nga banorët, të cilët janë ankuar në erën e pakëndshme e cila është shpërndarë në tërë banesën.

Njësiti i zjarrfikësve me 5 zjarrfikës i ka evakuuar të gjithë banorët nga ndërtesa.

Po punohet në teren për të identifikuar problemin. /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 19 Shtator, 2018 20:17