Everton refuzon ofertën prej 100 milion eurosh për brazilianin

Everton refuzon ofertën prej 100 milion eurosh për brazilianin

Sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison, është një ndër lojtarët më të mirë në Premier League, me blutë nga Liverpool që paguan plot 40 milionë euro për shërbimet e tij kur e transferuan dy vite më parë nga ekipi i Watford.

23 vjeçari ka qenë i shkëlqyer edhe nën urdhrat e Ancelottit dhe statistikat e tij në Premier League, janë fantastike.

Richarlison ka luajtur 65 ndeshje për Evertonin, ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 6 herë. Siç raporton “Sky Sport”, Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milion eurosh për shërbimet e tij, por Everton e ka refuzuar këtë ofertë, që është padiskutim më e bujshmja deri më tani në këtë merkato janari.

Katalanasit kanë humbur shërbimet e Luis Suarez për shkak dëmtimi dhe Richarlison shihej si zëvendësuesi ideal i bomberit uruguaian, por Everton e ka bllokuar totalisht këtë transferim, duke u ndikuar dhe nga dëshira e Ancelottit për ta mbajtur 23 vjeçarin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Janar, 2020 20:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.