EVN dhuron 200.000 euro për pajisje dhe materiale mjekësore dhe 10.000 për lidhjen e spitalit të ri mobil

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 15:55

EVN dhuron 200.000 euro për pajisje dhe materiale mjekësore dhe 10.000 për lidhjen e spitalit të ri mobil

“EVN Maqedoni” komunikoi se ka dhuruan 200.000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të prokurimit të pajisjeve mjekësore dhe materialeve për nevojat e sistemit shëndetësor publik për përballje me Kovid 19, si dhe e ka dhuruar lidhjen e energjisë elektrike në vlerë prej 10.000 eurove për spitalin mobil në kuadër të Qendrës Klinike të Shkupit.

“Në kushte të krizës shëndetësore globale, vendosëm që ta forcojmë mbështetjen tonë të rregullt me anë të donacionit shtesë për sistemin shëndetësor maqedonas. Në këta kushte të jashtëzakonshme është i nevojshëm koordinim i përbashkët me qëllim të menaxhimit sa më të lehtë të pasojave shëndetësore, por edhe ato ekonomike, të cilat po i shkakton përhapja e virusit Kovid-19. Si partner konstruktiv i shoqërisë edhe më tutje do të mundohemi që në mënyrë aktive të ndihmojmë“, theksoi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

Para gjashtë muajve EVN poashtu bëri donacion pastrues të ajrit me kapacitet prej 2500 kubikë në orë për Ministrinë e Shëndetësisë, filtra hepa dhe makina respiratore për ventilim mekanik të frekuencës së lartë për foshnjet e sapolindura, me vlerë të përbashkët prej 60.000 euro.

“EVN si kompani e cila kryen veprimtari publike, veçmë ka ndërmarrë seri aktivitetesh që të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët. Të gjithë konsumatorët janë të udhëzuar që të i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e kompanisë, ndërsa aktivitetet e kompanisë zhvillohen në përputhje me të gjitha rekomandimet për distancim fizik”, shtohet në komunikatën e “EVN Maqedoni”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 15:55