Ezgjan Alioski me Lidsin, nisin më 6 qershor

Desk
By Desk April 17, 2020 20:18

Ezgjan Alioski me Lidsin, nisin më 6 qershor

Drejtuesit e EFL (English Football League) shpalosën lajmin se futbolli së shpejti do të aktivizohet në Divizionet e ulta të futbollit anglez, por pa praninë e spektatorëve.

Presidenti i EFL, Rik Peri ka informuar 72 klubet në Dizionet më të ulta të Anglisë, që më 16 maj të jenë të gatshëm që të nisin me stërvitjet.

Kjo me kusht që në Angli të përfundojë situate emergjente, e cila u vazhdua për 3 javë, deri me 7 maj. E përditshmja angleze “The Independent” zbulon se sezoni në tre ligat më të ulta do të nis më 6 qershor.

Ezgjan Alioski dhe Lidsi, janë në vendin e parë me 71 pikë në Championship, një më shumë se WBA dhe 7 më shumë se Fulhami.

Desk
By Desk April 17, 2020 20:18