Fabrikat fillojnë të mbyllen

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Tetor, 2022 19:35

Fabrikat fillojnë të mbyllen

Me pushim të përkohshme janë punëtorët e fabrikës për prodhimin e gypave “11 Tetori”, së bashku me punëtorët e Euro Nikell, Borov Doll dhe Buçim, me paga prej 70 për qind të asaj mesatare. Pritet që ndalesa për disa muaj e punës së tyre të ndikojë edhe në uljen e caktuar të aktivitetit ekonomik, apo në zvogëlimin e eksportit dhe Prodhimit të brendshëm bruto

Fabrika Euro Nikell apo ish Feni ka ndaluar përkohësisht kapacitetet e saja prodhuese. Kompani që punëson afër 1000 punëtorë dhe ka eksportuar mbi 230 milionë euro prodhime në vitin e kaluar, nga mesi i muajit shtator ka dërguar punëtorët në pushim të imponuar, me ç’rast një e katërta e tyre janë në punë me sistem të rotacionit. Nga menaxhmenti i saj thonë se presin ndihmë nga shteti për tejkalimin e problemit me energjinë e shtrenjtë.

Pas tre muaj të mirëmbajtjes në gjendje të ngrohtë dhe remonteve të shumta si rrjedhojë e mungesës së zgjidhjes për çmimin e arsyeshëm të rrymës, që do të mundësonte vazhdimin e punës, u miratua vendimi për ndalimin e furrës, duke shtuar se të gjitha vendet e punës janë ruajtur po paguhen dhe borxhet dhe atë me vetë financim. “Ne besojmë se është e drejtë të shpërndahet barra e krizës dhe ndihma në mënyrë përkatës. Në atë drejtim, deri në realizimin dhe vënien në punë të projektit tonë me gjeneratorë, i cili me optimizëm presim të realizohet në tre muajt e ardhshëm, besojmë se do të ishte në interes të të gjithë palëve të prekura dhe të shtetit që të del në ndihmë me energjinë elektrike në sasinë prej 45 -50 megavat orë me çmim prej 150-180 euro/megavat orë, duke pasur parasysh se industria jonë është shfrytëzuese më e madhe e energjisë ”, thotë drejtori Gerasim Kujunxhiev.

Në ndërkohë edhe kapacitete të tjera të rëndësishme industriale dhe të xeheroreve kanë ndërprerë punën në mënyrë të përkohshme për tu përshtatur ndaj rritjes së kostos së energjenseve.

Nga një shtatori, minierat Buçim dhe Borov Dol që punësojnë 674 të punësuar, kanë ndërprerë procesin e prodhimit për një periudhë të caktuar gjatë së cilës është planifikuar të bëhet zëvendësimi i plotë i një pjesë të pajisjeve prodhuese, në minierën e Buçimit me pajisje të reja për modernizimin e prodhimit , të cilat janë projektuar dhe prodhuar nga kompania Metso Outoteç. Pritet që të ndërtohet edhe central fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike, i cili do të zvogëlojë vartësinë nga çmimi i energjisë elektrike në tregun e hapur. Pritet që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojë me aktivitetet për ndërtimin e centralit diellor.

Në takimin e udhëheqjes së Odës ekonomike të kryesuar nga kryetari Branko Azeski me menaxhmentin e kësaj kompanie, apo me drejtuesit e “Buçhim” Dmitry Kudryakov dhe Oleg Çhusovitin dhe zëvendësmenaxherin në “Borov dol” Manuel Viana, u diskutua situata aktuale në lidhje me krizën energjetike dhe problemet me të cilat përballen këto dy miniera.

Menaxhmenti i minierave theksoi se nëse çmimi i energjisë elektrike është nën 250 euro për megavat orë, në atë rast ata janë të gatshëm që për dhjetë ditë të rifillojnë prodhimin dhe t’i kthejnë të gjithë punëtorët në punë. Ndryshe, minierat nuk do të fillojnë me prodhimin deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, nga Sindikata e industrisë, energjetikës dhe xehetarisë së Maqedonisë thonë se në pushim të përkohshëm janë edhe punëtorëve të fabrikës për prodhimin e gypave 11 Tetori. Ose me fjalë të tjera së bashku me këtë fabrikë edhe punëtorët Euro Nikell, Borov Doll dhe Buçim, gjenden në pushim të përkohshëm me paga prej 70 për qind të asaj mesatare.

Po paralajmërohet se edhe kapacitetet e hekuranës Makstil nuk do të punojë në dhjetor dhe janar.

Pritet që ndalesa për disa muaj apo edhe më gjatë e punës së këtyre kapaciteteve industriale të ndikojë edhe në uljen e caktuar të aktivitetit ekonomik, apo në zvogëlimin e eksportit dhe Prodhimit të Brendshëm bruto.

Nga Elektro Ekonomia e Maqedonisë të mërkurën njoftuan se kanë prodhuar 12.660 Megavat orë energji elektrike, e cila, sipas tyre, ka plotësuar plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël vetëm nga kapacitetet vetanake vendore.

Nga atje shtojnë se kanë rritur prodhimin, si dhe kanë siguruar energji elektrike për një pjesë të ekonomisë vendore. Ata saktësojnë se në termocentralet e Manastirit dhe Oslomesë dhe në atë të Negotinës janë prodhuar 12,253 Megavat orë , ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 407 Megavat orë.

Në bazë të marrëveshjes së lidhur nga EEM shitja më 12 tetor për shitjen e 1200 Megavat orë tepricë të energjisë elektrike për periudhën prej 13 deri më 18 tetor me kapacitetin industrial Duferko MK, të mërkurën janë shitur 200 Megavat orët e fundit. Bëhet fjalë për energjinë elektrike të prodhuar në periudhën nga ora 2 deri në 6 të mëngjesit për të cilën Duferko MK në konkurrencë me dy kompani të tjera (ETMT dhe DANSKE) ofroi një çmim prej 135.7 euro për megavat orë, bëri të ditur EEM. Këto të dhëna janë siguruar nga raporti i dispeçerëve për 17 tetorin.

Elektro Ekonomia e Maqedonisë aktualisht i ka të gjitha objektet në dispozicion të kyçura, me përjashtim të bllokut tre të Termocentralit të Manastirit për të cilin transformatori duhet të arrijë nga Turqia më 26 tetor. Kompetentët disa herë deri më tani kanë theksuar se vendi ka sasi të mjaftueshme të qymyrit. Ndërsa shtojnë se edhe në rast të ndërprerjes së mihjes së qymyrit vendor, kemi qymyr për 20 deri në 30 ditë. Mbeten të hapura negociatat për blerjen e energjisë elektrike për industrinë për të siguruar energji elektrike me çmim të volitshëm për sektorin e biznesit dhe për të mbajtur ekonominë në gjendje të mirë. Nga pala bullgare ekziston vullnet të mirë për të ndihmuar në këtë pjesë, por për momentin nuk mund të bëhet asgjë sepse legjislacioni bullgar i detyron që tepricat e energjisë elektrike të shiten me çmime e bursës. Biznesi është në pritje të marrëveshjes eventuale të Maqedonisë me BE-në, që në rast të blerjes së rrymës nga Bullgaria të mund të kërkohet ndihmë nga fondet solidare evropiane me qëllim të zbutjes së caktuar së çmimeve të shtrenjta të rrymës për industrinë dhe biznesin. Bisedimet me Turqinë janë gjithashtu të hapura, por në këtë rast transporti ndërkufitar është mjaft i shtrenjtë. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Tetor, 2022 19:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare