Fabrikë e re në ZTI – Bunarxhik, Bekteshi: Të hapur për investime të huaja

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:15

Fabrikë e re në ZTI – Bunarxhik, Bekteshi: Të hapur për investime të huaja

Një fabrikë e re filloi të ndërtohet në Zonën Teknologjike Industriale në Bunarxhik. Bëhet fjalë për një fabrikë që prodhon produkte shëndetësore dhe farmaceutike, ku pritet të punësohen 400 persona.

Nga qeveria zotohen për bashkëpunim të ngushtë dhe për sigurim të kushteve të përshtatshme për punë për investuesit e huaj.

“Do të jemi të hapur ndaj investitorëve të huaj, për të realizuar më tepër suksese, për të hapur më shumë vende të reja të punës, por jo vetëm të krijojmë vende të reja pune, por të krijojmë vende cilësore të punës”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Udhëheqësit e kësaj kompanie thanë se në Maqedoni të Veriut kanë gjetur infrastrukturë të mirë, kuadër profesional dhe shpenzime të ulëta.

“Përse zgjodhëm të investojmë në Shkup? Për shkak se besojmë në aftësitë e njerëzve që do t’i punësojmë këtu. Ne na duhen inxhinierë të mirë për të udhëhequr procesin e prodhimit në fabrikë dhe besoj që këtu do t’i gjejmë ata. Në fund të vitit apo gjatë fillimit të vitit tjetër presim të punojnë makinat e para këtu dhe të prodhojmë produkte cilësore”,- tha drejtori ekzekutiv në “Geres Haimer”, Ditmar Zinzen.

“Gereshaimer” ka 50 fabrika në 13 shtete të ndryshme. Qarkullimi vjetor që realizon kjo kompani është 1.3 miliard euro. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:15