Facebook ju tregon se sa shumë di rreth jush dhe nga i ka marrë këto informacion

Facebook ju tregon se sa shumë di rreth jush dhe nga i ka marrë këto informacion

Facebook do të lejojë përdoruesit të shikojnë dhe shkarkojnë më shumë prej të dhënave që u grumbullon tha kompania ditën e sotme.

Konkretisht mjetet Download You Information në Facebook dhe Download Your Data në Instagram do të përmbajnë më shumë informacione të gjurmuara prej platformave respektive.

Ky informacion përdoret për të personalizuar atë çfarë shihni në Facebook dhe Instagram. Përshembull në Facebook Download Your Information do të tregojë disa konkluzione që rrjeti social ka ndërtuar rreth jush.

Konkretisht ju rekomandon përmbajtje futbolli sepse keni shpërndarë një artikull ose video me një mik. Në Instagram mund të shikoni kategoritë e aplikuara mbi disa llogari të cilat përdoren për tu sugjeruar në tabin Explore.

Shumë pak kontroll keni mbi këto të dhëna por të paktën ju tregojnë sesi rrjetet social ju gjurmojnë dhe pse ju rekomandojnë disa përmbajtje të caktuara.

Vitin e kaluar Facebook rriti transparencën rreth reklamave duke dhënë detaje se pse ju shfaqen disa të tilla në kohështrirje. /PCWorld Albanian

Linda Limani
nga Linda Limani 31 Mars, 2020 23:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.