Fajon: Ata që bllokuan integrimet duhet të mbajnë përgjegjësi për destabizim të mundshëm

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 20:37

Fajon: Ata që bllokuan integrimet duhet të mbajnë përgjegjësi për destabizim të mundshëm

Ata që bllokojnë zgjerimin e BE-së do të duhet të marrin përgjegjësi serioze për destabilizimin e mundshëm të Ballkanit Perëndimor, tha Tanja Fajon për TV24. Eurodeputetja siguron që Rezoluta e Parlamentit Evropian është e fortë dhe gjithashtu ka presione shtesë për të justifikuar besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon, përcjell FLAKA.

“Nuk dua të spekuloj nëse do të ketë një datë në të ardhmen, por dua të them që ata që bllokojnë do të duhet të marrin përgjegjësi serioze për destabilizimin e mundshëm. Jam e vetëdijshme që Unioni po e humb besueshmërinë e tij, por ne në Parlamentin Evropian po u shtallim dorëm qytetarëve të Maqedonisë që të punojnë së bashku për këtë qëllim, ta afrojnë Maqedoninë në BE dhe të fillojnë negociatat”, tha Tanja Fajon eurodeputetja nga Sllovenia.

Disa analiza evropiane thonë se francezët nuk do të bllokojnë antarësimin e Ballkan përgjithmonë, por dëshirojnë një proces të ri me të cilin vendet duhet të bëhen anëtare të pjesshme të politikave të caktuara të BE-së. Sidoqoftë, këto politika, sipas Fajon, nuk ndahen nga të gjithë përfaqësuesit francezë në Parlamentin Evropian. Disa prej tyre qëndrojnë për antarësim.

“Unë me të vërtetë shpresoj se kolegët e mi francezë nga grupi im politik po i bëjnë presion qeverisë franceze për të dhënë një datë. Ne po bëjmë maksimumin dhe do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë tuaj dhe Komisionin për këtë çështje. Ne do t’i presim qeveritë e BE për të rikthyer çështjen e zgjerimit të rendit të ditës”, tha Tanja Fajon.

Sipas analizës së Fondacionit Robert Schuman, në këmbim të përparimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Këshilli në të ardhmen mund t’i kërkojë Komisionit të ri të krijojë një kornizë të përtërirë për futjen e realizmit, transparencës dhe përparimit logjik në negociata. Gjithashtu Parlamenti Evropian të krijojë “konferenca vjetore të anëtarësimit” për të diskutuar procesin me përfaqësuesit e parlamenteve të shteteve anëtare dhe shoqërisë civile.

Ndërsa Maqedonia pret para derës së BE-së, situata dhe pozicionet në BE po ndryshojnë. Mbrëmë, diplomatja evropiane në largim Federica Mogherini shprehu keqardhje për mungesën e një date për Maqedoninë dhe Shqipërinë – dhe së bashku me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor, ajo tha se rajoni do të mbetet në vijën evropiane edhe në të ardhmen. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 20:37