Fajon: Vetoja për negociata do të dëmtojë para së gjithash qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Desk
By Desk November 17, 2020 19:50

Fajon: Vetoja për negociata do të dëmtojë para së gjithash qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon ka deklaruar për MIA-n se vendet anëtare të BE-së nuk duhet ta shtyjnë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut dhe u bëri thirrje atyre të marrin përgjegjësinë e tyre, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Është rëndësishme që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së. Sot Këshilli jo vetëm që ka një shans, por edhe detyrim ta përmbushë premtimin e tij të dhënë në mars për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me vendin”, deklaroi Tanja Fajon.

Ajo theksoi se ky vendim nuk duhet të shtyhet më gjatë.

“Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi, edhe Maqedonia e Veriut e ka bërë punën e saj, çdo vonesë shtesë do t’u bëjë dëm para së gjithash qytetarëve të saj, veçanërisht në këto kohë pandemie kur zhvillimi ekonomik dhe shoqëror janë i nevojiten shumë vendit”, shtoi Fajon.

Deputetja theksoi se gjëja më e rëndësishme në lojë këtë herë është: besimi i ndërsjellë.

Mbrëmë, Liberalët Evropianë nga partia Rindërtimi në Parlamentin Evropian, gjithashtu dërguan apel tek autoritetet bullgare që ta ndërpresin bllokimin e Maqedonisë së Veriut.

“Procesi i pranimit në BE nuk duhet të përdoret nga vendet anëtare si shantazh për të marrë koncesione nga fqinjët dhe për të shtyrë një agjendë populiste dhe nacionaliste për arsye të brendshme politike”, porositën Liberalët në Parlamentin Evropian, ku është anëtar raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, si dhe partia e presidentit francez, Emanuel Makron.

Liberalët besojnë se Maqedonia e Veriut ka pritur mjaft gjatë për negociatat dhe u bën thirrje vendeve anëtare ta miratojnë kornizën negociuese sa më shpejt të jetë e mundur.

Shtetet anëtare do të debatojnë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë pasdite, por nuk pritet të merret vendim në takimin e sotëm për miratimin e kornizën negociuese. Diskutimi duhej të fillonte rreth orës dy e tridhjetë minuta, por është shtyrë për të paktën 45 minuta për shkak të debatit të buxhetit të BE-së i cili po bllokohet nga Polonia dhe Hungaria për shkak të mekanizmit të monitorimit të sundimi të ligjit.

Desk
By Desk November 17, 2020 19:50