Familja mbretërore në karantinë, anulohen takimet dhe mbrëmjet gala

Familja mbretërore në karantinë, anulohen takimet dhe mbrëmjet gala

Koronavirusi nuk është ndalur as tek familjet mbretërore. Pas Princit Albert të Monakos, edhe Princi Charles i Wales, rezultoi pozitiv dhe u izolua me bashkëshorten Kamila në shtëpinë e tyre në Skoci.

Për të shmangur përhapjen e infeksionit tek të tjerët, janë pezulluar udhëtimet, takimet, emërimet kombëtare, vizitat shtetërore, mbrëmjet gala dhe angazhimet e plnaifikuara. Edhe dasmat janë pezulluar, raporton AdnKronos.

Por shqetësimet për familjen mbretërore janë rritur këto ditë, por thuhet se mbretëresha Elizabeth është në gjendje të mirë shëndetësore.

E mbyllur në kështjellën Windsor me këshilltarët e saj, Mbretëresha Elizabeth po jeton larg Princit Charles, të cilin e ka takuar para se ai të dianostikohej me koronavirus.

Nga kështjella, mbretëresha Elizabeth mbajti një fjalim të shkurtër për Anglinë: ‘Shumë prej nesh do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin dhe të sigurohen që të dashurit e tyre janë të sigurt. Edhe unë me familjen time jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë.’

Edhe mbretëresha Margrethe e Danimarkës foli publikisht duke njoftuar anulimin e të gjitha festimeve, tani për tani, përfshirë ditëlindjen e 80-të.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 22:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.