Familjet me dy të punësua me paga minimale nuk mund ti mbulojnë harxhimet mujore

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 20:44

Familjet me dy të punësua me paga minimale nuk mund ti mbulojnë harxhimet mujore

Afërsisht 430 denarë më shumë para kanë nevojë familjet prej katër personash tani krahasuar me vitin e kaluar, që të mbuoië nevojat themelore mrenda një muaji, përcjell FLAKA.

Shporta minimale e konsumit po rritet. Sindikata ka matur që në mars të këtij viti dhe ajo ishte 32.852 denarë. Për dy muaj, ajo u rrite edhe me 91 denarë.

Me kosto të tilla, jo të gjithë mund ta kalojnë muajin.

Edhe nëse familja ka dy të punësuar, nëse ata marrin pagë minimale, prapë ju nevojitete edhe 100 euro për ta kaluar muajin.

“Më të prekurit janë familjet me më shumë fëmijë dhe ata me të ardhura të ulëta. Nëse bëjmë një llogaritje bazë, një familje me dy punonjës me një pagë minimale kanë mungesë prej rreth 6 mijë denarë. Ekzistojnë dy aspekte pse, së pari, në strukturën e shportës së konsumatorit, më të mëdhatë janë alokimet për ushqim dhe pije, ato janë mesatarisht 73 për qind, por në vendet më të varfra ato përbëjnë 77 për qind. Në më të pasurat, kostoja e ushqimit dhe pijeve është vetëm 18 për qind”, tha Bllagica Petreski, Finanse Think.

Pjesa më e madhe e buxhetit familjar shkon në ushqim dhe pije, afërsisht 13 mijë e 800 denarë, 10 mijë e 400 shpenzohen për strehim, higjiena 2.300 dhe e njëjta për transport. Më shumë se dy mijë denarë janë të nevojshme për veshje dhe këpucë, dhe më pak para qytetarët tanë japin për shëndetin – vetëm 700 denarë. FLAKA

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 20:44