Gjiganti spanjoll ka marrë sonte një fitore shumë të rëndësishme.
Skuadra e Barcelonës ka arritur të mposht Dynamo Kievin me rezultat 0-1, shkruan lajmi.net.
‘Heroi’ i Barçës në këtë duel ishte Ansu Fati që realizoi në min e 70′.
Pas ndeshjes sulmuesi i ri tha se këtë gol ia dedikon Sergio Agueros që do të mungojë për të paktën tre muaj shkaku i lëndimit.
“Është një fitore shumë e rëndësishme, jemi shumë të lumtur. Tani është në dorën tonë, duhet të luftojmë deri në fund”.
“Goli im ishte për Agueron, dua t’ia dedikoj atij”.
“E dimë që duhet të përmirsohemi akoma, por sezoni është ende i gjatë dhe shancat tona janë ende të mëdha”, tha Fati.
Fati është rikthyer para pak javësh nga lëndimi dhe menjëherë ka nisur të tregojë impaktin e tij në lojën e Barcelonës. /Lajmi.net/