Fati i futbollit në Zvicër, vendoset direkt nga klubet

Desk
By Desk May 7, 2020 22:39

Fati i futbollit në Zvicër, vendoset direkt nga klubet

Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Liga Profesioniste, kanë vendosur që për vazhdimin e sezonit të vendosin vet klubet pjesëmarrëse në Dy ligat profesioniste.

Më 29 maj është thirrur një Asamblea e Përgjithshme e jashtëzakonshme, e cila do të përcaktojë se çfarë do të ndodh me Super League dhe Challenge League. Aty besohet se do të jenë vetë përfaqësuesit e 20 skuadrave të dy kategorive që do të vendosin se çfarë do të ndodhë në varësi të vendimit të Këshillit Federal të shtetit zvcieran për fazën e tretë që do të dalë më 27 maj.

Në Zvicër janë lejuar stërvitjet nga 11 maji, por klubet kanë bërë të ditur se mund të shtyjnë kthimin në fushë pasi shumë klube janë kundër rifillimit.

Desk
By Desk May 7, 2020 22:39