Fati i “mercedesit” luksoz do të dihet pas zgjedhjeve presidenciale

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 16:40

Fati i “mercedesit” luksoz për të cilin u dënua ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, si dhe Grodana Jankolloska dhe Gjoko Popivskli, do të dihet pas përfundimit të procesit zgjedhor, vërtetuan nga qeveria për “Makfaks”.

“Pas mbarimit të zgjedhjeve do të ketë vendime. Derisa zhvillohen zgjedhjet presidenciale, procesi është në pritje”, thonë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta e mori automjetin nga ministria e Punëve të Brendshme, ku u fut në ankand, por procedura u ndërpre për shkak të procesit gjyqësor “Tanku” të PSp-së. Për këtë lënda u shqiptuan vendime përfundimtare gjyqësore, por “mercedesi” ende nuk është shitur.

Byroja për ekspertiza gjyqësore e vlerësoi “mercedesin” nga 580 mijë euro në 234 mijv euro, për shkak të amortizimit dhe kilometrat e kaluara. “Mercedesi” vjet u serviosua për shumën e 27 mijë eurove.

Shteti deri tani për 5 servise ka shpenzuar 120 mijë euro. Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, premtoi se nga shitja e “mercedesit” do të blejë automjete të ndihmës së shpejtë.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 16:40