Faza e parë e sistemit Raven-Reçicë, 70 për qind i realizuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:19

Faza e parë e sistemit Raven-Reçicë, 70 për qind i realizuar

“Faza e parë ka kushtuar mbi 15 milionë euro dhe sipas parashikimeve, edhe faza e dytë do të kap një vlerë prej 15 milionë euro, ku do të përfshihen rreth 4 mijë hektarë tokë pjellore. Bëhet fjalë për sistem të ujitjes, i cili nuk do të harxhon shumë ujë, por do të jetë efikas”, tha Jakupi

Rreth 70 për qind e punëve të fazës së parë për sistemin e ujitjes Raven-Reçicë tashmë kanë përfunduar. Ky sistem i ujitjes filloi të ndërtohet në vitin 2018, ndërsa faza e parë pritet të finalizohet vitin e ardhshëm. Mirëpo, pas përfundimit të fazës së parë, do të fillojë edhe faza e dytë, që është sistemi shpërndarës. “Projekti për ujitjen e tokës Raven-Reçicë, është një ndër tre projektet më të mëdha që financohen nga buxheti i shtetit. Realizimi tij është diku mbi 70 për qind, tash punohet në gypin primar, kurse përgatitjet në Drejtorinë e ekonomisë së ujërave kanë filluar të bëhet, konkretisht shpallja publike për të zgjedhur firmën e cila do të punojë në përgatitjen e fazë së dytë të këtij projekti. Faza e parë duhet që të përfundojë vitin e ardhshëm”, tha Hysni Jakupi, drejtor i ndërmarrjes për ekonomizim me ujërat.

Por, nuk dihet se sa do të zgjasë ndërtimi i rrjetit sekondar të sistemit të ujitjes, kurse edhe faza e dytë do të kushtojë rreth 15 milionë euro. Bujqit që do të dëshirojnë të punojnë tokën dhe kanë pasur mungesë të sistemit të ujitjes, do ta kenë këtë mundësi dhe me këtë do të kenë prodhime me kualitative, nënvizon drejtori Jakupi.

“Për fazën e dytë nuk mund të flasim për afate se sa mund të zgjasë. Faza e dytë do të përfshijë rrjetin sekondare apo shpërndarjen. Pra, që të jemi koherent dhe të mos humbim kohë, ne paraprakisht përgatitemi për fazën e dytë të tenderimit, me qëllim që kur të përfundojë faza e parë, menjëherë të fillohet me fazën e dytë. Faza e parë ka kushtuar mbi 15 milionë euro dhe sipas parashikimeve, edhe faza e dytë do të kap një vlerë prej 15 milionë euro, ku do të përfshihen rreth 4 mijë hektarë tokë pjellore. Bëhet fjalë për sistem të ujitjes, i cili nuk do të harxhon shumë ujë, por do të jetë efikas. Ata bujq që do të dëshirojnë të punojnë tokën dhe kanë pasur mungesë të sistemit të ujitjes, do ta kenë këtë mundësi dhe me këtë do të kenë prodhime më cilësore”, tha Jakupi.

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, kohë më parë tha se paralelisht janë duke u zgjidhur edhe kontestet pronësoro-juridike, dhe është një projekt aktiv, ndër më të mëdhenjtë në vend dhe afati për realizimin e tij është 60 muaj. Ai tha se ky projekt ka filluar që në vitin 2018 kur ai ka qenë ministër i Bujqësisë dhe afati për realizim është 5 vite dhe tash me një tempo më të përshpejtuar – vazhdon të realizohet. Sistemi, i cili është në realizim e sipër, është me gypa të çeliktë nëntokësorë, të cilët vendosen në 2 metra thellësi të tokës, në një gjatësi të gypit kryesor prej 26 kilometra. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:19

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare