Fazliji: Ekonomia gri po lulëzon tek zejtarët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:45

Fazliji: Ekonomia gri po lulëzon tek zejtarët

T&S

Ekonomia gri është shumë prezentë tek zejtarët, ndërsa për këtë ka kontribuar edhe miratimi i disa ligjeve të caktuara të cilët iniciojnë paraqitjen e saj, kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji.

“Ekonomia gri për momentin po lulëzon tek zejtarët dhe mendoj se sulmin më të madh në zejtari po e bënë pikërisht ekonomia gri, të cilën me vite nuk po mund ta shkatërrojmë. Ne si Odë e Zejtarëve po reagojmë, sepse çdo i dyti dyqan ose i treti po punojnë në të zezë, dhe pikërisht për këtë po pëson edhe ekonomia formale. Mendoj se miratimi i ligjeve për inicimin e ekonomisë gri ka kontribuar për mbylljen e shumë bizneseve”, tha Fazliji.

Fazliji: Zejtarët po mbijetojnë me forcat e fundit

Zejtarët janë në prag të mbijetesës, ndërsa dyqanet gjithnjë e më shumë po jepen me qira. Kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji. Ndërkohë derisa foli për gjendjen e zejtarëve në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike, Fazliji tha:

“Derisa vija për tek ju në studio pash shumë objekte të mbyllura. Jepen me qira. Dyqanet po mbyllen sepse pandemia ka ndikuar dukshëm, gjithashtu edhe kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, dhe tani e fundit është kriza me energjinë elektrike…Me forcat e fundit zejtarët po bëjnë përpjekje që të mbijetojnë në treg”, tha Agron Fazliji, kryetar i Odës së Zejtarëve. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:45