Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Fazliu në Forumin e parë ballkanik në Selanik

Fazliu në Forumin e parë ballkanik në Selanik

Redaksia 2 vjet ago

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu merr pjesë në Forumin e parë Ballkanik me temën “Infrastrukturat Trans-Ballkanike dhe rrjetet e zhvillimit, në drejtim të përparimit të sipërmarrjes dhe inovacionit”, që sot dhe nesër mbahet në Selanik, Greqi.

Forumi u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë (sektori Maqedoni dhe Traki), që ka për qëllim zhvillimin e strategjisë së përbashkët për zhvillimin dhe promovimin e iniciativave investuese në Ballkan. Objektivi kryesor i Forumit është të promovojë bashkëpunimin trans-ballkanik në infrastrukturë, sipërmarrje dhe inovacion, duke u bazuar në Strategjinë Evropa 2020 dhe strategjinë Evropiane për Ballkanin Perëndimor, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Ministri Fazliu në fjalimin e tij tha se si përfaqësues i gjeneratës aktuale të politikanëve të të dy vendeve dhe pjesëmarrës në ndryshime, mund të dëshmoj se dyert e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë Veriore janë të hapura.

“Ajo për çfarë kam ardhur sot këtu është të përcjell mesazhin e bashkëpunimit. Bashkëpunim midis rajoneve, midis qyteteve, bashkëpunim midis sektorit të biznesit, universiteteve, spitaleve, institucioneve shtetërore dhe shoqatave.

Bashkëpunimi u konfirmua në forumin e biznesit në Shkup me 500 pjesëmarrës nga të dy vendet dhe sot edhe një herë në këtë forum të madh, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga i gjithë rajoni. Bashkëpunimi në çdo fushë fillon me gatishmërinë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, shqyrtimin e dallimeve si përparësi e përbashkët, me qëndrime dhe gatishmëri pozitive për të ndihmuar dhe përkrahur njëri tjetrin”, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Ministri Fazliu foli edhe për bashkëpunimin territorial të përkrahur nga Bashkimi Evropian, më konkretisht për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut i cili, siç tha ai, jep rezultate të shkëlqyeshme në më shumë sektorë, me përfshirje të qytetarëve dhe subjekteve nga të dy vendet.

Në këtë Forum marrin pjesë përfaqësues të ministrive të Tregtisë, Odat ekonomike, universitetet, sektori hulumtues, grupacione investuese nga gjashtë vende, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia Veriore, Rumania dhe Shqipëria.
Forumin e hapi zëvendës-ministrja për Punë të Brendshme (sektori për Maqedoni dhe Traki), Elefterija Haxhigeorgiu, me të cilën ministri Fazliu realizoi takim bilateral.
Në këtë forum të rëndësishëm, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Banka botërore, Banka Evropiane për investime, Banka e Detit të Zi për tregti dhe zhvillim si dhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Micotakis: Do të luftojmë t’i zbusim pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës
Next: Zbulohet arsyeja pse u rrëzua aeroplani në Maqedoninë e Veriut

Të ngjashme

kodra-diellit-696x339-1 Më ftohtë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Kodër të Diellit

Redaksia 39 sekonda ago
auto_moti-me-diell-780x4391589437411-1 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Redaksia 3 minuta ago
vaksina-e-Covid-804x380 Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Redaksia 7 minuta ago

TË FUNDIT

kodra-diellit-696x339-1 Më ftohtë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Kodër të Diellit

auto_moti-me-diell-780x4391589437411-1 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

IMG_1043-890x395_c 7 marsi, përvjetori i FLAKA-s

7 marsi, përvjetori i FLAKA-s

vaksina-e-Covid-804x380 Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Korca_312 Kujtojmë shkollën e parë shqipe, e cila u themelua më 7 mars 1887

Kujtojmë shkollën e parë shqipe, e cila u themelua më 7 mars 1887

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.