Fb s`do përdorë më numrat e telefonit të përdoruesve për tu dërguar reklama

Desk
By Desk December 25, 2019 22:37

Fb s`do përdorë më numrat e telefonit të përdoruesve për tu dërguar reklama

Facebook nuk do të përdorë më numrat e telefonëve të përdoruesve për sistemin e rekomandimit të miqve të rinj duke filluar nga 2020-ta.

Shumë përdorues përmes verifikimit me dy faktor i kanë dorëzuar Facebook numrin e telefonit, një proces që e bën më të vështirë realizimin me sukses të sulmeve nga hakerët.

Por Facebook pranoi se këto numra telefoni i ka përdorur në fushatat e reklamimit dhe sistemet e rekomandimit të miqve të rinj. Kompania tha se ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi në 2020.

Por çfarë ka bërë Facebook?

Shumica e rrjeteve social ofrojnë verifikimin me dy faktorë për të rritur sigurinë e llogarive. Kështu hakerët e kanë më të vështirë të thyejnë një llogari sepse kanë nevojë jo vetëm për fjalëkalimin por edhe për një kod i cili gjenerohet vetëm njëherë dhe shkon tek numri i telefonit të regjistruar të përdoruesit.

Por në 2018 u zbulua se Facebook përdor këto numra telefoni në reklamim dhe u kritikua shumë nga hulumtuesit e sigurisë dhe avokatët e privatësisë.

Seksioni “People You May Know” është ndërtuar nga rrjeti social për të gjetur miq të rinj me të cilët u lidhin shumë gjëra si: keni disa miq të përbashkët, jeni etiketuar në të njëjtën foto dhe keni qenë në të njëjtin rrjet si shkollë apo vend pune.

Por Facebook dhe Messenger gjithashtu grumbullojnë informacionet e kontaktit nga telefonit në mënyrë që rrjeti social të identifikojë ata njerëz që kanë numrin tuaj të telefonit në kontaktet e tyre.

Kështu Facebook i inkurajonte ata dhe ju që të shtoni njëri-tjetrin miq në rrjetin social.

Desk
By Desk December 25, 2019 22:37