FC Shkupi, humb një ditë në udhëtimin drejt Shkupit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:18

FC Shkupi, humb një ditë në udhëtimin drejt Shkupit

Sërish probleme në udhëtimet e FC Shkupit, tani në rrugën e kthimit për në Shkup. Tani 300 km nga Dublini, në Shannon, ekspedita e futbollistëve me drejtuesit e klubit, do t’i kalojnë me autobus, madje në Shanon, do të duhet të nisen me aeroplanin çarter drejt Shkupit.

Në të vërtetë, kjo është jo korrekte nga ana e vendasve, për të cilën ka reaguar menaxhmenti i skuadrës nga Çair, një ditë më parë. Në vend të uljes së çarterit në Dublin, ekspedita e Shkupit e bëri këtë në qytetin Shannon dhe prej andej udhëtoi 300 km për në Dublin me autobus.

Mediat vendase u përpoqën të arsyetojnë gjithë këtë, se nuk mundej të shkohet në Dublin por duhej të ishte në Shanon.

Me këtë orar të udhëtimit, FC Shkupi humb një ditë të përgatitjes duket ditur se ekspedita e FC Shkupit do të aterojë në Shkup rreth orës 23.00.

Ndërkohë të martën, FC Shkupi do të përballet me Shamrok Roversin, që ka epërsi 2 gola nga sfida e parë (1-3).

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:18