Federata Italiane dënon Douglas Costan

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Shtator, 2018 20:01

Federata Italiane dënon Douglas Costan

Federata Italiane ka dënuar Douglas Costan.

Pas gjestit të Duglas Costas në ndeshjen e të dielës, ku goditi me bërryl dhe pështyu kundërshtarin Di Francesko të Sasuolos, ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës italiane për futbollistin e Juventusit.

Braziliani është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, por pa marrë parasysh provat televizive, vetëm me raportin e arbitrit.

Kështu, Costa do të humbasë ndeshjet në kampionat ndaj Frosinones, Bolognas, Napolit dhe Udineses.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Shtator, 2018 20:01