Federer triumfoi në finalen e ‘Miami Open’, ky është reagimi i Isner

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 22:41

Federer triumfoi në finalen e ‘Miami Open’, ky është reagimi i Isner

Roger Federer mbrëmë ka shënuar një fitore të madhe në garat e ‘Miami Open’.

Në finalen e këtij turneu prestigjioz, zvicerani kishte përballë reketin John Isner, të cilin nuk e pati shumë të vështirë ta kalonte.

Federer triumfoi me rezultatin 2:0 në sete (1:6 dhe 4:6), për të shtuar edhe një trofe të rëndësishëm në sirtarin e tij.

E kundërshtari i tij, John Isner, sigurisht nuk ishte i lumtur me humbjen, por e justifikoi atë duke potencuar se kishte përballë legjendën e tenisit.

“Nuk kam qenë ndonjëherë më i lumtur pas një humbjeje, por nuk duhet të kesh turp nëse të shkelmohen vithet nga një legjendë si Roger Federer. Faleminderit ‘Miami Open’ për një tjetër turne të paharruar” ka shkruar Isner në rrjetin e tij social ‘Instagram’ transmeton lajmi.net.

Me fitoren e mbrëmshme, Federer është rikthyer në vendin e parë në renditjen e ATP, duke lënë mbrapa Novak Djokovic. /Lajmi.net/

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 22:41