Federico Chiesa drejt largimit nga Juventusi në fund të sezonit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 21:10

Federico Chiesa drejt largimit nga Juventusi në fund të sezonit

Humbja në derbin e Italisë ndaj Interit ka bërë që tekniku Massimiliano Allegri të marrë kritika të shumta për mënyrën se si po i menaxhon minutat e Federico Chiesas.

Chiesa u fut nga banka rezervë në 25 minutat e fundit në ndeshjen ndaj Interit në “San Siro” dhe në shtatë ndeshjet e fundit ai u paraqit në vetëm tri ndeshje dhe atë si zëvendësues.

Pikëpyetje janë ngritur mbi atë nëse reprezentuesi italian i cili tashmë është 26-vjeçar do të arrijë të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i rëndë që pësoi në gju në janar të vitit 2022.

Përkundër faktit se ai ka luajtur vetëm 1,185 minuta në Serie A në 18 paraqitje këtë sezon, Chiesa megjithatë ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.

Këto shifra janë përmirësuar në krahasim me sezonin 2022/2023, kur atëherë shënoi katër gola në 33 ndeshje zyrtare.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, por në rast se nuk tregon shenja përmirësimi fizikisht, e ardhmja e tij do të jetë larg Juventusit, sidomos duke marrë parasysh faktin që tashmë më shumë hapësirë po i ipet talentit Kenan Yildiz.

Chiesa është një ndër lojtarët me vlerën më të madhe në treg tek Juventusi andaj shitja e tij gjatë verës duket një opsion real duke marrë parasysh rrethanat.

Duke e marrë pastaj në konsideratë edhe faktin që Juventusi po kërkon transferimin e sulmuesit Felipe Anderson, kjo e bën edhe më të qartë dhe më të besueshëm largimin e tij./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 21:10

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare