Fëmijët e pavaksinuar, prindërit kërcënohen me protesta

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:36

Fëmijët e pavaksinuar, prindërit kërcënohen me protesta

Derisa mbarimi i gjysmë vjetorit të parë shkollor po afron, fati i filloristëve të pa vaksinuar mbetet ende pa zgjidhje. Disa nga prindërit e kontaktuar nga ALSAT, fëmijët e të cilëve nuk kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, përgënjeshtrojnë të dhënat e autoriteteve se fëmijët e pa imunizuar mbeten jashtë procesit mësimor. Ata thonë se pavarësisht mos pranimit të vaksinës, fëmijët e tyre ndjekin mësimin. Mos-pranimi i fëmijëve të pavaksinuar prezentë është në disa qytete por jo edhe në Shkup. Blagojçe Trajkovski nga Manastiri, babai i filloristit i cili nuk ka ndjekur deri më sot asnjë ditë mësim thotë se është e pafalshme trauma që i shkaktohet fëmijës, duke i pamundësuar mos-regjistrimin në shkollë.

Këtë situatë mund ta kuptojë vetëm ai që është prind dhe ta përjetojë atë moment, kur më 2 shtator më thanë se të gjithë fëmijët do shkojnë në mësim ndërsa fëmija yt do shkojë në shtëpi. Atë moment as unë nuk mund ta fal por dhe fëmijës trauma do ti mbetet gjithmonë. I dënojnë këta fëmijë që nga vetë fillimi. 3:23 Këtë moment kush do e kthejë mbrapa? kush do i kthej traumat? 5:58 Fëmija im, ditët i kalon me ne, me gjyshërit në shtëpi. Ai nuk e ka vendin aty, këtë periudhë kur ai duhet të jetë në shkollë dhe me moshatarët e tij. Fëmijët tanë i diskriminojnë sikur të kenë ndonjë sëmundje shumë të rëndë, ata janë fëmijë të shëndoshë të cilëve iu shkurtohet e drejta që e kanë të garantuar me Kushtetutë- deklaroi Bllagojçe Trajkovski, Prind i fëmijës së pa vaksinuar (ME TEL).

Autoritetet kompetente vazhdojnë të garantojnë se imunizimi me vaksinën kundër fruthit nuk sjell efekte anësore te fëmijët.

Unë si farmaciste e cila ka mbikëqyrje në cilësinë dhe distribuimin e vaksinave, mund lirisht t’ju rekomandojë prindërve që të mos shqetësohen se vaksinat janë jo cilësore. Ne kemi vaksina cilësore, të cilat janë rekomandim i OBSH-së, ne i ndjekim udhëzimet e OBSH e cila tregon në cilën kohë dhe çfarë vaksine duhet të pranojë fëmija. 1:17 Ne me këtë që kryejmë furnizimin e vaksinave garantojmë edhe për cilësi, garantojmë në bazë të vendimeve për miratimin e marrjes së ndonjë vaksine të cilën e kryen “Malmedi”- tha Slavica Jurukovska, Magjistër i Farmacisë, Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Ministri i Arsimit i paqartë mbi çështjen nëse fëmijët e pa vaksinuar kushtimisht përjashtohen nga ndjekja e procesit mësimor.

Kjo nënkupton se do të shqyrtojmë të gjitha modalitetet, të gjitha mundësitë dhe opsionet që të respektohen me përpikëri dispozitat ligjore, njëkohësisht dhe të drejtën Kushtetuese të çdo fëmije që të arsimohet- deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Shëndetësisë.

Prindërit kërcënohen me protesta në rast se edhe gjatë periudhës së ardhshme fëmijët e tyre do mbeten jashtë bankave shkollore. Gjatë ditës së djeshme disa nga prindërit, fëmijët e të cilëve janë refuzuar të pranohen në klasë të parë për shkak të mos vaksinimit, parashtruan ankesa në Këshillin Inspektues duke kërkuar që disa inspektorëve arsimor t’iu merret licenca për punë sepse kanë vepruar në bazë të vendimeve për diskriminim të fëmijëve. Ndryshe, sipas MASH 189 fëmijë nuk ndjekin procesin mësimor për shkak të mos marrjes së vaksinës kundër fruthit. (Alsat)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 19:36