Fëmijët me nevoja të veçanta, “arsimim gjithëpërfshirës, reduktim i pabarazisë”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:17

Fëmijët me nevoja të veçanta, “arsimim gjithëpërfshirës, reduktim i pabarazisë”

Përfshirja në procesin arsimor e fëmijëve me nevoja të posaçme, duhet bërë përmes sendërtimit të procesit gjithëpërfshirës. Nga viti 2020 ka rritje për 4.5% të fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshirë në procesin e rregullt arsimor. Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili tashmë gjendet në procedurë qeveritare, ata do të kenë të drejtë prioritare gjatë regjistrimit në kopshtet publike, rritje të kompensimeve në të holla për 15 për qind si dhe lirim nga prej moshës 26-vjeçare. Në përgatitje e sipër është edhe Ligji për mbrojtjen e punësimit të personave me nevoja të veçanta.

“Synimi ynë kryesor si ministri është rritja e numrit të të punësuarve nëpër çerdhe me qëllim që të sigurojmë arsim parashkollor gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët që të mos ketë diskriminim dhe çdo fëmijë me pengesa në zhvillim, që është i kyçur në arsimin parashkollor të kenë defektolog në dispozicion, edukator social, psikolog, ekip profesional që do të punojë me këta fëmijë.”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenceska.

“Në vitet e fundit ka përparim të madh në inkluzionin e nxënësve me nevoja të veçanta, por edhe pse kemi bërë një sërë aktivitetesh për përfshirje të fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore, megjithatë duhet të punohet akoma më shumë në këtë fushë.”,- u shpreh ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Ne do të punojmë për të reduktuar pabarazinë dhe përjashtimin e personave me aftësi të kufizuara duke mbështetur organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat e shoqërisë civile që përfaqësojnë grupet më të margjinalizuara.”,- theksoi koordinatorja e përhershme e KB në RMV, Rosana Xhuxhak.

Me rebalancin e Buxhetit këtë vit janë siguruar plus 250 të punësuar të rinj të cilët do të merren me fëmijët me nevoja të veçanta.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:17