Fëmijët me nevoja të veçanta, hapet edhe një qendër përkujdesjeje në Tetovë

Fëmijët me nevoja të veçanta, hapet edhe një qendër përkujdesjeje në Tetovë

Tetova do të ketë edhe një tjetër qendër për përkujdesje të fëmijëve me nevoja të veçanta, të hapur nga OJQ “Imago plus”, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Autoritetet thonë se këto qendra mundësojnë që këta fëmijë më lehtë të inkuadrohen në shoqëri.

“Është prioritet i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverisë së RMV-së për të zhvilluar shërbimet sociale, duke u dhënë mundësi qendrave për mbrojtjeje sociale, qendrat ditore dhe shërbimet e tjera në nivel lokal, që ndjekin nevojat elementare të secilit fëmijë dhe person me pengesë. Këto shërbime janë urë lidhëse me sistemet e tjera të shoqërisë”,- deklaroi zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Gjonul Bajraktar.

“Do të vazhdojmë të mbështesim edhe më tej këto iniciative për arsye se qëllimi ynë si qytet është që sa më shumë fëmijët të cilët kanë nevojë të përkrahjes atë trajtim të bëjnë në qytetin e Tetovës me më pak harxhime afër shtëpive të tyre dhe normalisht më lehtë për të gjithë familjet e tyre”,- tha kryetarja komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Dita e sotme është një ditë e veçantë, sepse shënohet një ditë e një fillimi të ri dhe bashkëpunimit të ri në mes OJQ “Imago Plus”, Qendrës për fëmijë me nevoja të posaçme dhe komunës së Tetovës. Kjo ditë paraqet inciativën për vetëdijesimin gjithëpërfshirës ndaj procesit të fëmijëve të integrimit me pengesa në zhvillim në të gjitha segmentet e jetës, si sociale, ekonomike, politike e të tjera”,- tha Zemrijet Bela Vejseli nga “Imago plus”.

Nga komuna thonë se kujdesja për të gjithë fëmijët është prioritet i tyre, në këtë drejtim janë hapur edhe çerdhe të reja në disa vendbanime, në vjeshtë pritet të hapen çerdhe edhe në Brodec dhe Gajre. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Korrik, 2019 20:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.