Fëmijët, roli i prindërve në periudhën e Pandemisë!

Fëmijët, roli i prindërve në periudhën e Pandemisë!

Shkruan enksat për Flaka: Blerita M.Mazllami 

Fëmijëria është periudha më e bukur e jetës ,për fat të keq fëmijët e sodit përballen me diçka të jashtëzkonshme, në vend që ta shijojne natyrën e bukur të Pranverës ,shoqërimin ,ndjekjen e mësimeve edhe shumë të tjera për shkak të situates janë të detyruar të rinë të izoluar , është shumë e vështirë për një fëmijë ,pasi ka ndryshuar shumë përditshmeria  për  to dhe  kjo sjell shqetësim dhe frikë kohë pas kohe .

Do ta theksojë  rolin e prindërit në këtë situate i cili është jashtëzakonisht  shumë i rrëndësishëm dhe  ata mund të kontribojnë në tejkalimin e situates  pa pasoja në zhvillimin psikoemocional  të fëmijëve .

  • Prindërit duhet të jenë të qetë dhe të sinqertë pasi që fëmijët i ndjekin reakcionet verbale dhe joverbale të prindërve lidhur me problemin .Cfar dhe si flasin prindërit në lidhje me situatën e krijuar mund ta rrisë apo ta zvogëlojë ankthin tek fëmijët veçanërisht te fëmijet më të vegjël . Për fëmijët është e rrëndësishme  të ndëgjojnë se të gjitha masat për sigurinë dhe shëndetin e të gjithë familjarëve janë ndërmarë dhe se ata janë të sigurt dhe se jeta vazhdon.
  • Flisni me fëmijët për virusin m’varësisht prej moshës dhe sa mund të kuptojë fëmija tregoni se duhet të kujdesen për higjienën ,për shkaqet e izolimit dhe se gjithçka do të kalojë një ditë.(mos egzagjeroni me informata).
  • Le t’ju kenë fëmijët përkrahje emocionale , pyesni se si ndjehen çka mendojnë ,sqaroni se është normale mënyra se si ndjehen në këto kushte jonormale ,ndëgjoni kur ju flasin dhe ndiqni nevojat e tyre .
  • Mos u fundosni në shqetësimin tuaj personal apo të bëni panik . Koncentrohuni në të tashmen dhe këtu në këto momente çka ndodh kush është reth jush ,Cfar flet si sillet , temperatura si është, era që kundëmon
  • Kohën që e kaloni në rrjetet socijale është mire që ta kufizoni ,përkushtohuni fëmijëve realizoni aktivitete së bashku ndiqeni rutinën dhe orarin ditor ,luani me ata qeshni dhe bëni të gjitha sendet qe ju kujtohen se keni dashur ti bëni a nuk keni pasur kohë ndonjëherë .
  • Sigurohuni që fëmijët të kontaktojnë (tel.apo video calls) me familjarët ,gjyshërit apo persona me të cilët në kush te normale takohen shpesh .
  • Pasi të flejnë fëmijët është mire të flitni me dikë për mendimet qe ju kanë shqetësuar brenda ditës.
  • Nënat dhe baballarët, mund ta bëjnë. Në kohë krize, secili prej nesh ka mundësinë të bëhet një superhero dhe të tregojë se fuqia e  dashurisë do ti mbrojë fëmijët e tyre nga çdo fatkeqësi.
  • Për këtë situatë krize pasi të kalojë lejoni që  kujtimet e fëmijëve  tuaj të jenë të mbushura me dashuri , ndjenjën e sigurisë  dhe me kohën e kaluar se bashku duke qeshur biseduar në mes veti në ambient  të ngrohtë familjar.

Jeta na ndryshoi tërësisht gjatë Pandemisë boterore  COVID – 19 ,nuk jemi duke e jetuar jetën që e kishim më parë.  Izolimi social , ora policore , mënyra e realizimit të punës profesionale , ndjenja e rrezikut ,pa siguria , kujdesi për shëndetin tone dhe shëndetin e  të afërmeve të tonë ,frika e stabilitetit financiar e shënojnë përditshmërinë  tone  .Nuk e  kemi lehtë ta përballojmë këtë situatë ,mirëpo të gjithë ne jemi më  fleksibil dhe më të durueshëm  në krahasim me atë se sa mendojmë  se jemi . Kapacitetet e mendjes njerëzore dhe aftësia për t’u përshtatur gjithmonë janë theksuar gjatë krizave më të mëdha të egzistencës njerëzore.

Literatura:

1.WHO: Mental Health Considerationsduring COVID -19 Outbreak, 6th March 20202.WHO ProvidesMental Health ConsiderationsDuringCoronavirusOutbreakMAR 13, 2020 | RACHEL LUTZ3.Talking to ChildrenAbout COVID – 19 (Coronavirus); A ParentResource2020, National AssociationofSchoolPsychologists, 4340 East West Highway, Suite 402, Bethesda, MD 20814, 301-657-0270

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Prill, 2020 15:30

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.