Ferrari, Alonso vjen në vend të Fetelit?

Desk
By Desk April 22, 2020 20:08

Ferrari, Alonso vjen në vend të Fetelit?

Ish kampioni i Formula 1, Fernando Alonso mund të rikthehet sërish në pistat e Formula 1. Mediat në Gjermani raportojnë se me largimin e Sebastian Fetelit nga Ferrari, do të hapet pista e Alonsos për skuderinë italiane.

Piloti spanjoll nga largimi prej Meklarenit, ka garuar në relin e  mirënjohur “Dakar”, por mendon edhe më tutje se ka gjasa që shijojë “kurorën” e tretë në Formula 1.

Ndërkohë piloti gjerman Sebastian Fetel pas paraqitjeve zhgënjyese në dy edicionit të fundit pritet të përballet me zbritje page, nga ajo 35 milionë, që aktualisht që arkëton për një vit.

Desk
By Desk April 22, 2020 20:08