Ferrari patentoi sistemin që mundëson vozitjen e veturës pa timon

Ferrari patentoi sistemin që mundëson vozitjen e veturës pa timon

Nëpërmjet sistemit të ri, makina Ferrari mund të vozitet si një aeroplan luftarak.

Jemi në kohën kur të gjithë prodhuesit po punojnë, në zhvillimin e makinave autonome, ku shoferi nuk ka asnjë obligim, apo që të mos ketë aspak nevojë për shofer.

Mirëpo, Ferrari po zhvillon një sistem tjetër, ku shoferi është i nevojshëm, por që nuk duhet të drejtojë timonin dhe nuk ka nevojë të merret me pedalet që ndodhen poshtë.

Patenta nga Ferrari, tregon se në këtë makinë italiane më nuk do të ketë timon e as pedale, derisa komandimi i vozitjes bëhet nëpërmjet dorezës speciale. “Metoda dhe pajisja për kontrollin e makinës, veçanërisht një makine sportive”, thuhet në aplikimin për patentë, që është bërë para më se gjashtë muajsh, ndërsa u shpërnda tani.

Sipas patentës që është mjaft e thjeshtë, manovrat para dhe pas do t’ia rrisin shpejtësinë apo të frenojnë, derisa lëvizjet anësore bëhen për të kontrolluar lëvizjen në rrugë. Kur të jetë gjetur momenti i përshtatshëm, shoferi mund ta lëshojë dorezën dhe vetura do të lëvizë në të njëjtën shpejtësi dhe drejtim.

Derisa në aeroplanët ushtarakë këto doreza janë në anën e djathtë të ulëses, ndërsa do të zëvendësojë në tërësi timonin, pedalet dhe marshet. Shumë herë është provuar nga prodhues të ndryshëm, që të zëvendësojnë timonin me diçka tjetër, por ka dal të jetë vetëm një timon me formë më ndryshe.

Kjo patentë nga Ferrari, pritet të jetë një sistem shumë më i avancuar, që të sjellë një sistem të vozitjes shumë të mirë.

/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 22:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA