Festa e 1 Majit, nuk ka karantinë 24 orëshe, ja orari i lëvizjes

Desk
By Desk April 28, 2020 14:27

Festa e 1 Majit, nuk ka karantinë 24 orëshe, ja orari i lëvizjes

Në seancën e sotme të qeverisë u morr vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në territorin e gjithë vendit gjatë festës së 1 Majit, njofton Flaka 
 
Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht e premte, e shtunë dhe e diel, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në 14:00.
 
Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 14 dhe do të shkojë deri në orën 05 të mëngjesit ditën tjetër.
 
Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet nga ora 05 paradite-11 pasdite.
 
Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të kenë mundësi në orën 12:00 deri në 14:00 pm.
 
Të gjitha masat e tjera për mbrojtjen nga Covid-19 mbeten në fuqi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Flaka 
 
Desk
By Desk April 28, 2020 14:27