Fetai dhe Bubevski edhe më tutje do ta përfaqësojnë rastin “Monstra”

Fetai dhe Bubevski edhe më tutje do ta përfaqësojnë rastin “Monstra”

Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski i autorizoi prokurorët e deridjeshëm në PSP Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski që edhe më tutje ta përfaqësojnë lëndën “Monstra”, konfirmuan për MEDIAL-n burime në PPRMV.

Gjykimi për lëndën “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, duhet të vazhdojë në Gjykatën Penale.

Këshilli i Prokurorëve Publikë dje e konstatoi përfundimin e mandatit të prokurorëve në PSP dhe i shpërndau në prokuroritë amë.

Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski u kthyen në PTHP Shkup dhe tani prej atje do ta përfaqësojnë rastin “Monstra”.

Jovevski pas ndërmarrjes së lëndëve nga PSP-ja paralajmëroi se prioritet në shpërndarjen do të kenë rastet për të cilat tashmë udhëhiqet procedurë gjyqësore. Sipas kompetencave të tij, ai mundet lëndët nga PSP-ja t’ua shpërndajë prokurorëve të cilët deri më tani i udhëhiqnin.

Prej lëndëve për të cilat PSP-ja ngriti mbi 20 aktakuza, vetëm tri janë mbyllur plotësisht, disa janë kthyer për gjykim të sërishëm ose pritet sqarim i Gjykatës së Apelit

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 16:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA