Agjencia kreditore “Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të vendit me “BB+” me perspektivë negative.
Agjencia parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë nga 4.1% në vitin 2021 dhe nga 4.3% në vitin 2022, si rezultat i kushteve të favorshme ekonomike në tregjet kryesore të eksportit.
“Disponueshmëria kreditore vendase, rritja e vazhdueshme e pagave dhe investimet publike do ta përkrahin kërkesën vendore, por rimëkëmbja në tërësi do të varet nga zhvillimi i pandemisë dhe shkalla e vaksinimit të popullatës”. thuhet në raportin e “Fiç”.
“Fiç” në këtë raport thekson se procesi i eurointegrimit ndihmon në përforcimin e politikave, përkrahjen e eksportit, fluksin hyrës të investimeve të huaja direkte. Pritshmëritë e agjencisë lidhur me deficitin buxhetor për vitin 2021 është se ai do të jetë 6.1% të PBB-së, që është më i ulët se projeksioni i rishikuar qeveritar, që është 6.5% të PBB-së.
Siç është theksuar në raport, Propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2022 është në përputhje me strategjinë fiskale 2022-2026, që parashikon rënie të deficitit buxhetor në 4.3% të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2022 dhe 3.5% të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2023, para se të arrijë 2.2% në vitin 2026.
Agjencia pret që borxhi shtetëror do të arrijë 53% të Bruto Prodhimit Vendor deri në fund të këtij viti dhe 55.3% deri në vitin 2023. Deficiti buxhetor të ulet në 3% deri në vitin 2023, ndërsa investimet e huaja direkte neto pritet që të pozicionohen në 3.1% të Bruto Prodhimit Vendor deri në vitin 2022, duke financuar plotësisht deficitin në llogarinë rrjedhëse.