FIFA: Maqedonia stagnon, Shqipëria ngritet për 3 pozita

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 12:12

FIFA: Maqedonia stagnon, Shqipëria ngritet për 3 pozita

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nuk shënon asnjë lëvizje në rendtijen e fundit të FIFA-s, pas triumfit ndaj Lihtenshtajnit dhe disfatës nga Gjermania. Maqedonia mban pozitën e 74-të me 1.343 pikë. Nga grupi eliminator për Botërororin “Katar 2022”, kombëtarja e Gjermanisë është në vendin e 12-të, Rumania e 41-ta, Islanda në vendin e 62-të, Armenia është në vendin e 89, ndërsa Lihtenshtajni u ndal në vendin e 190.

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë, pas fitoreve ndaj Hungarisë dhe disfatës nga Polonia, shënoi ngritje për 3 pozita dhe tani mban vendin e 63-të.

Kombëtarja e Kosovës, ka regjistruar rrënie për 4 pozita dhe aktualisht është në vendin e 113 me 1161 pikë.Kujtojmë se në vendin e parë ende qëndron Belgjika para Braziit, Francës, Italisë dhe Aglisë. Top 10-shi mbyllet me kombëtaret e Argjentinës, Spanjës, Portugalisë, Meksikos dhe Danimarkës./Alsat/

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 12:12