FIFA nuk ndan çmimin për “futbollistin më të mirë”

Desk
By Desk May 13, 2020 20:38

FIFA nuk ndan çmimin për “futbollistin më të mirë”

FIFA ka vendosur të anulojë çmimin ‘The Best” për këtë vit. Ceremonia duhej të zhvillohej në Milano në shtator, por kjo nuk do të ndodh, për shkak të pandemisë “Covid 19”.  Kjo do të thotë që lojtarët si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk do të mund ta fitojnë kësaj radhe çmimin ‘Lojtari më i mirë’ nga FIFA.

FIFA tashmë ka pezulluar Kupat Botës të femrave U-20 dhe U-17 deri në shkurt 2021, si dhe Kupën Botërore të futsallit, duke i shtyrë deri në vitin 2021.

Konkurrenca e vetme e FIFA-s që nuk është pezulluar ende është Kupa e Botës për Klube, e cila është vendosur të zhvillohet në Abu Dhabi në dhjetor.

Desk
By Desk May 13, 2020 20:38