FIFA studion opsionin për të lënë merkaton të hapur deri në fundvit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:15

FIFA studion opsionin për të lënë merkaton të hapur deri në fundvit

Ndërprerja e futbollit për shkak të koronavirusit ka prishur tërësisht sistemin dhe tashmë shumë liga po studiojnë mënyrën se si mund t’i shkojnë në fund sezonit aktual, por pa cënuar afatet e sezonit të ardhshëm, që gjithsesi duhet të startojë Brenda mesit të gushtit.

Përveç afateve minimale për t’u organizuar, një problem mbetet edhe merkatoja e verës, që këtë vit rrezikon të zhvillohet në më pak se një muaj, ndërsa ekspertët parashikojnë lëvizje të pakta dhe të varfra.

Megjithatë FIFA po merr në konsideratë një opsion që do të lejonte merkaton të hapur deri më 31 dhjetor, pra edhe paralelisht me nisjen e sezonit të ri, për t’u dhënë mundësi drejtuesve të klubeve që kompletojnë sa më mirë skuadrat.

Në këtë mënyrë do të eliminohej vetëm për vitin e ardhshëm merkatoja e dimrit dhe vetëm verën e ardhshme, pas përfundimit të Kampionatit Europian do të rikthehej edhe normaliteti si sa i përket transferimit të lojtarëve, ashtu edhe afateve të tjera të përgatitjeve parasezonale dhe nisjes së sezonit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:15