Fifi vendos të duket si këngëtarja e njohur për “Halloween”

Desk
By Desk October 30, 2020 22:54

Fifi vendos të duket si këngëtarja e njohur për “Halloween”

Fifi u shndërrua në Amy Winehouse për “Halloween”.

Përgatitjet e yjeve për “Halloween” kanë filluar qysh herët, madje ata kanë përzgjedhur edhe personazhet në të cilët u transformuan, shkruan lajmi.net.

Ndër ta është edhe Fifi, e cila me anë të një postimi në Instagram u shfaq e shndërruar në Amy Winehouse.

Artistja e kopjoi të ndjerën Winehouse, teksa arriti të shfaqet me stil tërësisht të njëjtë sikurse të saj.

Edhe në këto foto, vërehet ndryshimi i madh që Fifi ka pësuar në dukje për shkak të humbjes në peshë.

Kujtojmë se artistja ditët e fundit u përfol për konfirmimin e lidhjes së dashurisë. /Lajmi.net/

Desk
By Desk October 30, 2020 22:54