Filtër: Arsovska lidere e Alternativës së Re, lajmi rezultoi i vërtetë ✔

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Janar, 2024 11:46

Filtër: Arsovska lidere e Alternativës së Re, lajmi rezultoi i vërtetë ✔

Lajmi i publikuar në Flaka me titull: Ekskluzive: Danella Arsovska nuk formon parti të re, do të drejton një parti ekzistuese, hynë në labirinthin e rubrikës Filtër që pubilokohet në Flaka dhe Gostivari Sot. Me qëllim për të verifikuar informacionin, u kry recension i lajmit.

Lajmi i publikuar në Flaka, nga gazetari Abedin Bilalli, një burim të zbardhur të informacionit, dhe thirrej në burime jozyrtare nga anëtarë të partisë, Alternativa e Re.

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, nuk do të formon subjekt të ri ashtu siç ishte paralajmëruar. Flaka mëson që Arsovska do të merr drejtimin e partisë Alternativa e re, një parti që performon në skenën politike nga viti 2007 me themelues Gjorgji Orovçanec”, u theksua në ekskluziven e Flakës.

Lajmi pastaj filloi të publikohet edhe në media të tjera. Disa orë më vonë, ditën e martë, u publikua kumtesa nga partia Altnerativa e Re.

Në kumtesë u tha që: Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, nesër – e mërkurë do të emërohet Kryetare e re e partisë politike “Alternativa e Re”.

““Kemi nderin t`ju ftojmë në konventën për promovimin e kryetarit të ri të partisë Alternativa e Re, Danela Arsovaka. Konventa do të mbahet më 17.01.2024 (e mërkurë) në ora 18.00” – thuhet në njoftimin partiak.

Me këtë informacion zyrtar, u vërtetua lajmi i publikuar në Flaka. Informacionet jozyrtare të cituara nga portali, rezultuan të sakta. Lajmi kaloi filtrin me sukses.

Rubrika Filtër që u krijua si bashkëpunim mes mediave online Flaka dhe Gostivari Sot mëton të verifikon infomracionet në vërtetësinë e tyre. Recensioni i lajmeve bëhet nga gazetarë dhe redaktorë me përvojë dhe profesionist.

Me dezinformata apo lajme të rrejshme synohet të shkaktohet dëm mbi personalitetet, grupet , organizatës, shoqërinë në përgjithësi apo shtetin. Fabrikimet e tilla vijnë nga brenda apo edhe nga jashtë. Filtër synon të zbardh dezinformatat dhe të informon opinionin mbi lajmet e rrejshme, të njohura në fjalorin global si “Fake News”

Nocioni në vitet e fundit shpesh keqpërdoret dhe përdoret si armë kundër kundërshtarëve politikë që të zhvleftësohet qëndrimi ose mendimi i tyre. Janë të njohura tre lloje të çrregullimit informativ, edhe atë informacion i rrejshëm, informacion i gabuar si dhe informacion dashakeqës.

Termi “dezinformata” përdoret në mënyrë më intensive pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA në vitin 2016. Dhe, në këtë vurbull dezinfomatash, u përmend edhe Maqedonia e Veriut si lokacion nga ku shpërndaheshin këto dezinformata. Flaka Media & Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Janar, 2024 11:46

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare