Filipçe: 134 infermierë fillojnë me punë gjashtëmujore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 13, 2019 19:45

Filipçe: 134 infermierë fillojnë me punë gjashtëmujore

Prej të hënës, 134 infermierë kanë filluar me punë gjashtëmujore në shërbimin e patronazhit në 17 shtëpi të shëndetit dhe dy spitale të përgjithshme. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se përveç stimulit financiar, kjo do t’u mundësojë infermierëve të rinj që të fitojnë përvojë nën mbikëqyrjen e kuadrove me shumë përvojë.

“Me këtë duam të arrijmë disa punë, e para punëtorët e rinj shëndetësorë të jenë të stimuluar financiarisht dhe të ardhmen ta kërkojnë në vendin tonë, pastaj ta përvetësojnë përvojën e nevojshme në fillim të karrierës së tyre nga kuadro me shumë përvojë. Çështja e tretë është ta përforcojmë sistemin tonë shëndetësor në këtë segment, që do të thotë përafrimin e shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve në kushte shtëpiake ose afër shtëpisë së tyre”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Mjekët në fillim do të jenë të angazhuar në ndihmën e shpejtë në mbikëqyrje të mentorëve, ndërsa infermierët do të shpërndahen në punktet patronazhe dhe preventive në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup, në Poliklinikën e Çairit, në Poliklinikën në Çento, atë të Bit Pazarit, Draçevës, Jane Sandanskit dhe në Poliklinikën e Gjorçe Petrovit”,- u shpreh drejtori Poliklinikës në Bit Pazar, Viktor Isjanovski.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe, njëherit theksoi se brenda dy vitesh janë dhënë më shumë se 5000 pajtime për punësime, ndërsa janë rritur pagat 15 për qind për mjekët specialistë dhe 10 për qind për infermierët. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 13, 2019 19:45