Filipçe, apel bashkësive fetare: Ligji është ende në fuqi

Desk
By Desk May 8, 2020 19:35

Filipçe, apel bashkësive fetare: Ligji është ende në fuqi

Qeveria nuk lejon hapjen e xhamive. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i kujtoi BFI-së se akoma është në fuqi ndalesa për tubimin e qytetarëve dhe se çdo shkelje e kësaj rregulle rrezikon kthimin e pandemisë.

Pas informacioneve që sot publikoi BFI se më 12 Maj hapen dyert e xhamive, dua të rikujtoj se ende është në fuqi ndalesa për tubim të më shumë se dy qytetarëve. Apeloj deri tek institucionet fetare që të pengojnë çfarëdolloj grupimi të më shumë qytetarëve për sa kohë që  këto masa janë në fuqi- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Bashkësia Fetare Islame me vendim të Rijasetit sot njoftoi se më 12 maj hapen xhamitë. Ky vendim i BFI-së është bazuar në uljen e numrit të infektuarve dhe veprimet e pamatshme siç theksojnë të Kishës Ortodokse Maqedonase në Strugë.

 Bashkësia Fetare Islame
“Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive. BFI-ja me të gjitha organet dhe institucionet edukativo-arsimore të saja, në përpikëri është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

Hapjen e xhamive autoritetet fetare e kanë paralajmëruar edhe në Kosovë, Serbi dhe disa vende të Evropës. Meka mbetet ende e mbyllur.

Desk
By Desk May 8, 2020 19:35