Filipçe: Do të bëhen teste në masë për grupet e rrezikuara

Desk
By Desk May 8, 2020 19:42

Filipçe: Do të bëhen teste në masë për grupet e rrezikuara

Ministri i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp për gjendjen e koronavirusit në vend dhe për uljen e masave tha se tashmë është e qartë se numri i infektimeve të reja ka rënë dukshëm dhe se tani do të vazhdohet me testet në masë për grupet e rrezikuara.

Ministri Filipçe tha se do të fillojnë si fillim testet në masë për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e policisë dhe ushtrisë, shoferët e shërbimeve publike deri te person asimptomatikë. Por ai shtoi se nëse dikush dëshiron të testohet, ai mund të bëjë në bashkëpunim me mjekun amë kur të dëshirojë.

Desk
By Desk May 8, 2020 19:42