Filipçe: Do të vendosim ekipe mobile sipas modelit shëndetësor evropian bashkëkohor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 19:36

Filipçe: Do të vendosim ekipe mobile sipas modelit shëndetësor evropian bashkëkohor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi vizitë në Bogdanc ku në ambulancën, e cila punon në përbërje të Shtëpisë së Shëndetit të Gjevgjelisë, bisedoi me të punësuarit që të njoftohet me kushtet dhe organizimin e punës, për mënyrën e dhënies së shërbimeve shëndetësore të pacientëve, por edhe me problemet aktuale për të cilat do të kërkohen mënyra për mënjanimin e shpejtë të tyre.

“Do të vendosim ekipe mobile në bazë të modelit modern evropian të cilat do t’i promovojmë në më shumë rajone të vendit tonë. Ato ekipe mobile janë megjithatë sistem i ekipeve patronazhe të cilat për dallim nga të tanishmet do të kenë rëndësi për veprimtari të zgjeruar dhe listë të shërbimeve të cilat do t’ua ofrojnë banorëve në dhe afër shtëpive të tyre, gjegjësisht në ambulancat në rajonet rurale”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Ato ekipe, siç sqaroi, do t’iu ofrojnë shërbime të gjithë banorëve dhe do të jenë në koordimin të vazhdueshëm me mjekët amë, ndërsa me këtë do të zvogëlohet edhe vëllimi i punës i shërbimit urgjent i cili tani kryen punë të cilat, siç tha, aspak nuk janë në përshkrimin e veprimtarisë së tyre.

Pas vizitës në ambulancë, Filipçe me banorët lokal bisedoi për përparësitë dhe rëndësinë e referendumit të së dielës, për rëndësinë e tij për vendin tonë, për benifitet nga integrimi në BE dhe NATO dhe ku ajo perspektivë e çon vendin me të gjitha mundësitë dhe përparësitë që do të hapen.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Shtator, 2018 19:36