Filipçe: Ende i madh numri i të pavaksinuarve

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 18:58

Filipçe: Ende i madh numri i të pavaksinuarve

Për shkak të numrit të madh të fëmijëve të pavaksinuar vazhdon të ketë raste të reja të prekur nga fruthi, që arrin në njëmijë e gjashtëdhjetë. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se numri i fëmijëve të pavaksinuar tejkalon 10 për qindëshin, ndërsa në Shkup dhe jashtë kryeqendrës deri tani janë vaksinuar vetëm 45 për qind e të pavaksinuarve.

“Aktualisht numri i të prekurve nga fruthi arrin në 1.060. Dinamika e fëmijëve të pavaksinuar është e mirë dhe 73 për qind e fëmijëve të pavaksinuar në Shkup janë vaksinuar. Përqindja e vaksinimit nga fruthi në nivel vendi është 82,83 për qind, që është seriozisht pak, dhe dëshmon se imuniteti kolektiv seriozisht ka rënë”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Këtë ministri i shëndetësisë e theksoi gjatë shënimit të Javës evropiane të imunizimit dhe i bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat që janë ndërmarrë pas shpalljes së epidemisë së fruthit në nivel vendi.

Pjesë e masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit është edhe vaksinimi i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministrat e shëndetësisë dhe arsimit kanë bërë të ditur se fëmijët e pavaksinuar nuk do të mund të regjistrohen në çerdhe, por edhe në shkolla, qëndrim që bazohet në obligimin kushtetutës për ruajtjen e shëndetit publik. (TVM2)

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 18:58