Filipçe: Është ende herët për të thënë se e kemi kaluar pikun

Desk
By Desk April 22, 2020 23:03

Filipçe: Është ende herët për të thënë se e kemi kaluar pikun

Ministri i shëndetësisë ka thënë se është ende shumë herët për të thënë se kemi kaluar pikun dhe do në vazhdimësi do të kemi numër më të vogël të pacientëve të infektuar.

“Vlerësoj se ende do të kemi pacientë të rinj të diagnostikuar dhe se pikun do ta presim në fund të muajit. Duhet të kemi katër pesë ditë kësi numër të vogël të pacientëve që të themi me siguri gjendja është stabilizuar. Pra ende është herët dhe ende në periudhën që pason, i presim rezultatet nga të gjitha masa restriktive”, tha Filipçe në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.

Filipçe tha se masat për mbajtjen e maskave që filloi nga dita e sotme në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep, nga nesër do të vlejë në të gjithë territorin e shtetit.

Megjithatë ministri Filipçe tha se me kalimin e pikut, nuk do të thotë se nuk do të ketë numër të të infektuarve të rinj.

“Me siguri do të ballafaqohemi me këtë problem edhe në vjeshtë, atëherë mund të presim edhe ndonjë pikë, të ri. Mund të kemi një situatë komplekse ngase atëherë do të ketë pacientë të sëmurë nga gripi edhe nga koroanvirusi, shumë vende tjera po përgatiten për këtë”, tha Filipçe. /SHENJA/

Desk
By Desk April 22, 2020 23:03